Page 37 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 37


Megjithatë, gjëja më e çuditshme që i la pa mend dy eksploratorët tanë të vegjël
ishte një tjetër. Kur ata kërkuan të blejnë nga një akullore me shije bajameje dhe
çokollate, ajo teta Lepurushka që qëndronte prapa banakut të ëmbëltores, u tha
që akullorja kushtonte 2 gjelbërushka.

– Gjelbërushka?!?! – pyetën Çufoja dhe Tipi me një gojë. – E çfarë janë këto?
Teta Lepurushka buzëqeshi.
– Më duket se ju të dy nuk jeni nga këto anë.
– Jo. Kemi ardhur nga Pylli i Mollëve sa për një xhiro. – u përgjigj Çufoja.
– Ah, dhe nuk e dini që akulloret dhe çdo gjë tjetër në këtë pyll paguhet me
para që quhen gjelbërushka? Paskeni ardhur të painformuar më duket? – i tha
Lepurushka për t’i vënë në lojë.





– Po ne për t’u informuar
kemi ardhur, moj teta. – ia
priti Tipi pa një pa dy.
Përgjigjja e Tipit e bëri

shumë për të qeshur
Lepurushkën.
Ajo i shpjegoi fëmijëve çdo
gjë për gjelbërushkën dhe
përpara se të iknin i gostiti
me nga një akullore me
shije qershie, të mbuluar

nga një shtresë shurupi
dhe bajamesh. Akullorja
ishte aq e mirë saqë Tipit
i shkon ende goja lëng kur
e kujton.
Me mend, Tipi atë pyll e
quajti “Pylli i akulloreve”.





35
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42