Page 36 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 36
Dhe kështu u nisën. Pylli i Manave vërtet nuk
ishte larg por me të kaluar urën që e ndan atë
nga Pylli i Mollëve shumë gjëra ndryshonin.
Ja për shembull, shkolla ku shkonin fëmijët e
Pyllit të Manave nuk quhet “Rrezet e Arta” por
“Rrezet e Zjarrta” dhe mësuesja e tyre nuk
ishte një mjellmë, por një patë bardhoshe.
34