Page 31 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 31


– Po ku t’i gjej qershitë unë tani? – pyeti Çufoja që dalëngadalë po i
humbiste shpresat që do të arrinte të shikonte filmat vizatimorë.
– Tek dreri Kuqalash, e ku tjetër. Ai ka gjithë ato pemë qershie në kopshtin
e tij. Ka mundësi që ai t’i dojë mollët e tua. Në këmbim të mollëve, ti merr

qershitë dhe pastaj m’i sill mua. Unë do të të jap vezët. Ti do t’ia çosh ato
Pullalies dhe kështu, më në fund, mund të marrësh qumështin. – tha Pikalorja.











































– Po sikur dhe dreri Kuqalash të mos i hajë mollët? – tha Çufoja me zë të shuar. –
Ou, sa u ngatërrua kjo punë. Më mirë po shkoj në shtëpi e po pres sa të kthehen
Verdhushkat nga pushimet. – shtoi ai dhe mori rrugën për në shtëpi.
– Sa e rëndësishme që qenkan ato! – mendoi duke kafshuar me ëndje njërën nga
mollët. – Me to blej gjithnjë çfarë të dua dhe të gjithë i pranojnë pa bërë naze.





29
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36