Page 29 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 29



Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur në Pyllin e Mollëve. Verdhushkat kanë
shkuar me pushime, kështu që Çufoja duhet të gjejë diçka me të cilën mund të
paguajë qumështin te dyqani i lopës Pullalie. Mendohet e mendohet se çfarë t’i
japë teta Pullalies në këmbim të qumështit, e më në fund e gjen.
Ai mund të paguajë me mollë, apo jo! E ç’kanë mollët për të mos u pëlqyer. Ato janë të

shijshme, të ëmbla dhe me aromë. Derrkuci merr dy mollë të kuqe nga ato që gjyshja vë
gjithnjë në një pjatancë mbi tavolinë dhe niset për në dyqan.

“Bobo, ç’është gjithë kjo rrëmujë? Ç’të ketë ndodhur vallë që qenkan mbledhur të gjithë përpara
dyqanit të qumështit?” – thotë Çufoja me vete dhe nxiton hapin.
“Më duket se sot do të mbetemi pa qumësht, me gjithë këtë radhë që paska.” – mendon

Çufoja dhe mundohet të çajë përpara.

Secili nga klientët e Pullalies Bulmetore PULLALIA
po mundohej t’i jepte
asaj diçka në këmbim të
qumështit. Dikush mbante
në dorë një pako sheqer,
dikush një çadër, madje
Majmuni Çup kishte marrë

karriget e shtëpisë bashkë
me mbulesën e tavolinës.
Shty njërin e shty tjetrin,
derrkuci ynë ia doli me
mundim të madh të
shkojë pranë banakut të
teta Pullalies.
– Teta Pullalie, të lutem,

një litër qumësht për mua.
– i drejtohet Çufoja lopës
duke i zgjatur mollët që
mbante në dorë.




27
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34