Page 24 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 24


Po kjo ditëlindja tjetër, sa larg që është! Duhet të kalojë edhe një vit tjetër që të
mbërrijë dhe Çufoja nuk pret dot kaq gjatë. Deri tani, në arkën e tij të kursimit
janë mbledhur vetëm 110 verdhushka. 100 verdhushkat që i dhuruan prindërit
për ditëlindje dhe 10 që i dha gjyshja atë ditë kur Çufoja u bë derrkuc shembullor

dhe e ndihmoi të bënte pazarin dhe të pastronte shtëpinë.
Po atij nuk i duhen 110, por plot 180 verdhushka. Ah sa keq!
Derrkuci i vogël u ul, mori laps e letër, dhe filloi të llogarisë se sa verdhushka
i mungonin ende, ashtu siç e kishte mësuar mësuese Mjellma në orën e
matematikës.


















Ja çfarë shkroi Çufoja:
180 – 110= .......?

Ndihmoje Çufon të gjejë se
sa verdhushka i mungojnë.
Qenkan vërtet shumë! Ku
t’i gjejë Çufoja i vogël gjithë
këto verdhushka?



















22
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29