Page 23 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 23


“Ah kjo biçikleta e kuqe,” – mendon Çufoja dhe ndalon
përpara vitrinës, duke lëpirë qetë–qetë akulloren me shije
luleshtrydheje që sapo bleu tek ëmbëltore “Kollofitja”. “Sa

e bukur që është! Po të kisha një biçikletë të tillë, me siguri
që do të isha derrkuci më i lumtur i të gjithë pyllit. Madje
do ta lija edhe Tipin e Kaçurrelin që të bënin xhiro me të.
Ndërsa iriqin Gjembo nuk do ta lë sepse, në fund të fundit,
nuk e kam edhe aq shok. Pastaj po ia lashë, ka rrezik të më
çajë gomat me gjithë ato gjemba që ka.”




















































21
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28