Page 25 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 25


Sa mirë do të ishte sikur të zbulonte se ku i gjenin prindërit ato. Me siguri që do
të kenë gjetur ndonjë thesar të fshehur ose i gjejnë në rrugë, ashtu siç i gjeti
kërmilli Gugali verdhushkat që humbi Çufoja.



Çufos i erdhi një ide gjeniale. Pse të
mos pyesë Gugaliun se ku gjenden
paratë? Në fund të fundit, ai është
më afër tokës sesa derrkucët dhe
prandaj nuk i shpëton asgjë që
gjendet mbi të.

– Po jo more Çufo, jo more tullumbac!
Paratë nuk gjenden rrugëve e as
lëndinave. – ia ktheu Gugaliu duke
qeshur me pyetjen e derrkucit. – Të
rriturit marrin para sepse punojnë.
Paratë që fitohen duke punuar quhen
rrogë.


– Po unë ku të gjej një rrogë,
xhaxhi Gugali? – ia pret Çufoja i
pikëlluar – Duhet të gjej patjetër
edhe unë një rrogë që të blej
biçikletën e kuqe.
– Ti je ende i vogël Çufo dhe të
vegjlit nuk punojnë e nuk marrin
rroga. Ata shkojnë në shkollë e
marrin nota. Megjithatë, nëse

sillesh mirë dhe e ndihmon
mamin me punët e shtëpisë, jam
i bindur që ajo do të të ndihmojë
t’i mbledhësh paratë që të duhen.






23
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30