Page 30 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 30


– Po t’i more Çufo, ku jeton?! Ende nuk e ke marrë vesh që verdhushkat kanë
ikur të gjitha sëbashku me pushime dhe nuk kthehen deri pasnesër?
– E kam marrë vesh posi. Ma tha babi sot në mëngjes, prandaj dhe mora këto
dy mollët që të t’i jepja ty. Më jep një shishe qumësht të lutem sepse tani
fillojnë filmat vizatimorë në televizor dhe e kam me nxitim.

– E çfarë t’i bëj mollët unë more derrkuc? Kam aq sa më duhen për vete dhe për
viçin Pullali. Nuk më duhen të tjera. Por, pa prit një moment! – thotë Pullalia
duke u menduar. – Më duket se nuk kam më vezë në shtëpi. Nëse do që të të
jap një litër qumësht, shko një vrap te pula, jepi dy mollët dhe merr tri kokrra
vezë e m’i sill.

– Ika dhe erdha! – ia
kthen Çufoja dhe niset
pa humbur kohë për te

pula Pikalore.
– Teta Pikalore, teta
Pikalore, të lutem, më
jep tri kokrra vezë se
më duhen për të paguar
qumështin tek teta
Pullalia – i drejtohet

Çufoja Pikalores. – Po mi
dhe vezët, do të të jap
këto dy mollët e kuqe.
– Mollë të kuqe?! Unë
nuk i ha fare mollët, as
të kuqet e as të verdhat.
Që kur kam qenë e vogël,
nuk i kam futur në gojë.
Po të bëhej fjalë për

qershi, po. Të jap edhe
pesë vezë po deshe.




28
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35