Page 34 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 34
Që nga buajt, deri te milingonat e dinë që Çufoja dhe
Tipi janë shokë të ngushtë aventurash. Me t’i lindur
njërit një ide, tjetri është i gatshëm ta zbatojë, edhe
sikur në fund të botës të shkonte.
Kështu ndodhi edhe të dielën e kaluar.
Çufoja kishte pasur gjithnjë kureshtje për Pyllin
e Manave, i cili ndodhej nga ana tjetër e Lumit
Shkumëbardhë. Për këtë po fliste me Tipin, ashtu
të shtrirë siç ishin në breg të lumit, duke kollofitur
manaferra dhe duke rrufitur limonada.
Si të jenë derrkucët e
atij pylli? Po arushat? A
shkojnë ata në shkollë?
Po ëmbëlsirat a i pëlqejnë
fëmijëve të atij pylli? Dhe
ç’është më e rëndësishmja,
akulloreve i hedhin sipër
shurup apo karamel?
32
32