Page 20 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 20
Më në fund fëmijët dalin nga liqeni dhe të gjithë së bashku shkojnë të hanë
drekë. Oh, Çufoja mezi po e priste këtë çast. Gjatë gjithë kohës kish menduar
për hamburgerët e shijshëm dhe patatet e skuqura që përgatit pata Kuak–kuak.
Por ..... bobo, ai paska harruar të marrë
verdhushkat që mami i pati dhënë për pushime!
Sa mirë që me ta është
mësuese Mjellma, se
për ndryshe Çufoja do të
kishte mbetur pa ngënë.
“Mos u mërzit Çufo,
– thotë mësuese Mjellma.
– Jam e bindur që kur
të vijmë përsëri për
ekskursion, ti nuk do të
harrosh të marrësh me
vete edhe gjërat që të
nevojiten e jo vetëm ato
që dëshiron.”
18