Page 40 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 40






– Po sikur ...? Po sikur
t’i blej një libër me
përralla? – mendon
Çufoja me zë të lartë
dhe pastaj i drejtohet
Kaçurrelit. – Po po, një
libër me përralla do t’i
blej!

– Pepi gjithë kohës
merret vetëm me kitarën
dhe ka mbetur shumë
mbrapa në fushën e
përrallave. – vazhdoi
Çufoja duke dashur
t’i mbushte mendjen

Kaçurrelit, megjithëse
qenushi nuk po e
kundërshtonte.




Patoku Pep ka nesër ditëlindjen dhe Çufoja nuk e ka blerë ende dhuratën për të.

Por tani që më në fund e vendosi se çfarë do të jetë ajo, zëre se gjysma e punës
u bë. Ka mbetur vetëm çështja e verdhushkave. Çufoja është i sigurt që mamaja
do ta ndihmojë, sepse sa herë që bëhet fjalë për ditëlindjet e shokëve, ajo i ka
verdhushkat gati. “Ah sikur të tregohej kaq e gatshme edhe kur kërkoj të blej
tortë qershie me shurup manaferrash!” – mendon Çufoja gjithë keqardhje. “Ato
janë ku e ku më të lira se librat! Me 10 verdhushka blej 5 racione tortë.”
Dhe parashikimi i Çufos doli të ishte i vërtetë. Siç kishte bërë edhe për ditëlindjet

e tjera, mamaja i dha Çufos 12 verdhushka dhe e porositi atë që të tregohej i
kujdesshëm me to e të blinte diçka të bukur për Pepin e vogël.



38
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45