Page 42 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 42
Me ta parë Tipin, plani që Çufoja kish thurur aq bukur kur ishte në shtëpi u shty
për më vonë, duke ia lënë vendin një plani tjetër.
E përse të mos rrinte pak me shokun e tij të ngushtë Tipin, e të hanin nga një
copë tortë? Tipin nuk e kish parë që kur mbaroi shkolla, domethënë para dy
orësh, ndërsa tortën yyyyy..., nuk e kish parë që dje.
Çufoja nuk u mendua më gjatë, shkoi te banaku, bleu një copë tortë për vete
e një për Tipin, dhe u ul bashkë me shokun për ta shijuar ëmbëlsirën në paqe.
Pasi mbaruan së ngrëni, shokët ndiheshin pak të velur, prandaj menduan të pinin
edhe nga një limonadë që kushtonte 1 verdhushkë gota.
40