Page 41 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 41


Me verdhushkat në dorë Çufoja u nis drejt librarisë “Ishulli i i thesarit”, i sigurt
se teta Thëllëza do ta ndihmonte të zgjidhte një libër të bukur me përralla e me
shumë figura për patokun.

Deri te kryqëzimi i rrugës “Luleshtrydhe” planet e Çufos po shkonin për mrekulli,
por me të mbërritur aty Çufos i doli një goxha pengesë që nuk e lejoi të vazhdonte
përpara. E ç’të jetë kjo pengesë, do të thoni ju. Po ja, problemi është se në këtë
kryqëzim ndodhet ëmbëltore “Kollofitja”. Dhe si për dreq, te stolat përpara saj
është ulur Tipi që po pi tërë pasion një lëng shege me shumë krem sipër.









































Ju e dini se çfarë ndodh kur Çufoja
takohet me Tipin. E vetmja gjë që i
pëlqen dy shokëve edhe më shumë se
aventurat, është torta e qershisë me
shurup manaferre që bën teta Delja.



39
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46