Statistika të sistemeve të pagesave
Banka e Shqipërisë grumbullon, përpunon dhe publikon, ndër të tjera, statistika mbi sistemet e pagesave dhe instrumentet e pagesave.
Nga pikëpamja e funksionit mbikëqyrës të sistemeve të pagesave, nevoja për informacion sasior dhe cilësor paraqitet tejet e rëndësishme për kryerjen e vlerësimeve në shërbim të garantimit të sigurisë dhe efikasistetit.
Për më shumë, nga këndvështrimi i reformatorit, krijimi dhe zgjerimi i të dhënave statistikore të disponueshme, mbështet jo vetëm aktivitetin kërkimor të Bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvillimin e tregut, por dhe atë të iniciativave private.
Ndërsa në përmbushje të funksionit të operatorit, Banka e Shqipërisë duke ndjekur praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, publikon statistika dhe informacione në lidhje me sistemet e operuara me qëllim që pjesëmarrësit aktualë, por dhe ata potencialë të analizojnë rreziqet dhe potencialet e tyre në aktivitetin e sistemit.
Statistikat e Instrumenteve të Pagesave
- Instrumentet e pagesave
- Instrumentet e pagesave në vite
- Transaksionet për klientë brenda bankës
- Transaksionet për klientë brenda bankës në vite
- Numri i kartave në qarkullim
- Numri i terminaleve (ATM dhe POS)
- Transaksione sipas terminaleve
- Home Banking
- Numri i llogarive të klientëve
- Statistika mbi përdorimin e parasë elektronike të emetuar nga institucionet e parasë elektronike