Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendos mbi politikat e administrimit në përgjithësi, si dhe përcakton mënyrat ose procedurat për realizimin e veprimtarisë operative të Bankës së Shqipërisë, duke siguruar kështu administrimin e drejtë të institucionit dhe përgjegjshmërinë kundrejt publikut për veprimet, angazhimin dhe rezultatet e saj.

Këshilli Mbikëqyrës kryesohet nga Guvernatori dhe përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:

  • Guvernatori - Kryetar
  • Zëvendësguvernatori i Parë - Zëvendëskryetare
  • Zëvendësguvernatori i Dytë; dhe
  • Gjashtë anëtarë të tjerë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

  • Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi;
  • Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;
  • Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

ANËTARËT E KËSHILLIT MBIKËQYRËS: