Page 9 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 9
Sot është një ditë shumë e veçantë për
Çufon. Ai ka ditëlindjen dhe të gjithë shokët
e shoqet e klasës kanë ardhur për ta uruar
dhe për të festuar bashkë me të.
Gjyshja, duke e ditur
se sa qejf i kanë shokët
e Çufos ëmbëlsirat, ka
përgatitur plot gjëra
të mira. Të gjithë po
kënaqen shumë duke
luajtur e kënduar.
Çufoja mezi po pret sa të vijë momenti i hapjes së dhuratave. Ai bën – ç’bën
dhe shikon nga tavolina e mbushur me lodra e libra. Po mami me babin përse
nuk kanë asnjë pako në duar?
7