Page 8 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 8
Siç mund ta merrni me mend, derrkuci
Çufo jeton në një pyll. Ky nuk është një
pyll dosido, pasi atje ka shumë mollë. Për
këtë, të gjithë e quajnë “Pylli i Mollëve”.
Kjo i vjen shumë për shtat Çufos tonë
sepse ai, si çdo derrkuc tjetër në botë,
ngordh fare për mollë.
Ashtu si ti, edhe Çufoja shkon në shkollë.
Shkolla e “Pyllit të Mollëve” quhet “Rrezet
e arta”. Çufoja mëson në klasën e 3 C,
-të
me mësuese Mjellmën.
6