Page 10 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 10
Çufoja tani është një vit më i madh
dhe prindërit kanë vendosur që ai ta
zgjedhë e ta blejë vetë dhuratën. Ata i
dhuruan nga 50 verdhushka secili. A e
dini se ç’janë verdhushkat? Para janë,
por para të veçanta ama – ato përdoren
vetëm në pyllin e Çufos.
Sa u lumturua derrkuci ynë!
Tani ai e ndien veten goxha derrkuc, të rritur e serioz.
I merr paratë, i fut në xhepin e kominosheve dhe u vë
putrën sipër sikur do t’i ruajë. Ai e di që tani se çfarë
do të blejë me to. “Edhe 80 verdhushka të tjera dhe
ajo biçikleta e kuqe që kam parë në vitrinën e dyqanit
“Kolovajza”, do të bëhet e imja” – mendon Çufoja me
vete. Prandaj këto verdhushka ai duhet t’i ruajë, që t’i
bashkojë me të tjerat.
8 8