Hulumtimi empirik i pasigurisë së parashikimit me simulimin Monte Carlo.
Authori: Altin Tanku, Elona Dushku, Kliti Ceca
Data e prodhimit: 09.08.2012
Data e shtypjes: 09.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Në vitin 2006, Banka e Shqipërisë vendosi të heqë dorë nga
regjimi i shënjestrimit monetar në favor të atij të shënjestrimit
të inflacionit. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë i përqendroi
përpjekjet e saj kërkimore dhe analitike në zhvillimin e modeleve
empirike për parashikimin e inflacionit dhe gjithashtu të një modeli
makroekonomik, MEAM (modeli makroekonometrik për Shqipërinë).
Ky model ka për qëllim analizimin e skenarëve dhe të goditjeve
të ndryshme në ekonomi, duke mundësuar kështu parashikimin jo
naiv të ecurisë së variablave kryesorë makroekonomikë, bazuar në
zhvillimet aktuale dhe të pritshme.