Page 49 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 49
– Po të duash t’i, regjistrohemi bashkë. – shton ai për ta bindur derrkucin.
Të gjithë e dinë që Kaçurrelit i pëlqen shumë shkolla. Bile i pëlqen aq shumë
saqë ndjek çdo kurs apo lëndë që i del përpara.
E kështu, dy shokët regjistrohen në kursin e mësuese maces, që nuk ishte shumë
i ndryshëm nga ky kursi që po ndjek ti.
Me të filluar mësimi, mësuesja i jep nxënësve një detyrë. Ata duhet të llogarisin
se sa dhe si do të kursejnë për të blerë diçka që u pëlqen shumë.
Si thoni ju, për çfarë mund
të kursejë Çufoja? Oh po kjo
është e lehtë fare! S’do mend
që derrkuci do të kursejë që të
blejë biçikletën e kuqe, ndërsa
bubi Kaçurrel dëshiron të blejë
patina të reja.
47