Page 48 - 1 , 2 , 3 . . . derrkuci Çufo mëson të kursejë.
P. 48


Megjithëse këtë radhë Çufoja shpëtoi për qime pa lënë nam në sy të shokëve,
ai vendosi që kjo të ishte hera e fundit që rrezikonte.
Prandaj i kërkoi këshillë bubit Kaçurrel, i cili jep gjithnjë këshilla shumë të mira.
– Unë e di se çfarë duhet të bësh! – i përgjigjet Kaçurreli, i lumtur që mund ta

ndihmojë shokun. – Duhet të regjistrohesh në klubin e kursimit, me mësuese
mace Koten!
– Mace Koten?! Mos është kjo ajo mësuesja që kotet në diell gjatë pushimit të
madh?! – pyet Çufoja pak me mëdyshje.
– Po mo Çufo, ajo është. Mësuese Kotes vërtet i pëlqen të ngrohet në diell,
por për kursimtare ama nuk ia kalon njeri. Pastaj të gjitha macet ngrohen në
diell – e kanë për racë ato këtë punë. – përgjigjet Kaçurreli duke buzëqeshur.
















































46
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52