Banka qendrore

 

Simbolika e kartëmonedhave shqiptare (Botimi i dytë)
Simbolika e kartëmonedhave shqiptare (Botimi i dytë)
Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij. Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave. Kjo broshurë do t’ju njohë me personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, si dhe me simbolikën që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.

25 vite banking qendror modern: shifra dhe fakte
25 vite banking qendror modern: shifra dhe fakte
Përmes shifrave dhe fakteve nga fusha të ndryshme të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, kjo broshurë prezanton zhvillimet kryesore institucionale të ndodhura në këto 25 vite. Fokusi i saj qëndron në pasqyrimin e funksioneve, arritjeve dhe drejtimit të institucionit të Bankës së Shqipërisë, të ilustruara përmes një kombinimi imazhesh, grafikash dhe tekstesh informuese.

Regjistri i kredive
Regjistri i kredive
Mundësia e kreditimit është lokomotiva që tërheq zhvillimin ekonomik të një vendi. Ajo i lejon çdo personi “të blejë tani dhe të paguajë më vonë”, duke u bazuar mbi të ardhurat e momentit dhe mbi ato të mëvonshme. Të blesh tani, në vend që të presësh deri sa t’i kesh paratë për të blerë mallra dhe shërbime të ndryshme (si për shembull, televizor, makinë, shtëpi apo për të paguar pushimet ose shkollimin e fëmijëve) krijon një kërkesë të menjëhershme për këto produkte.

Çfarë është Raporti mbi Kredimarrësin?
Çfarë është Raporti mbi Kredimarrësin?
Raporti mbi kredimarrësin është një dokument i gjeneruar nga sistemi i Regjistrit të Kredive dhe përmban të dhëna/ informacion mbi identitetin e kredimarrësit dhe gjendjen e tij të kreditit në sistemin bankar dhe atë financiar. Raporti mbi kredimarrësin lëshohet pranë Bankës së Shqipërisë pas kryerjes së kërkesës për kredi nga një person fizik apo juridik. Subjekti kredidhënës gjatë shqyrtimit të aplikimit për kredi, kërkon informacion për çdo aplikant në Regjistrin e Kredive dhe lexon raportin e tij të kredimarrësit.

Rrugetimi i parasë
Rrugetimi i parasë
Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive dhe është emetuesja e vetme e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare që ka kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo përcakton format, masat, peshat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare që kanë kurs ligjor.

Simbolika e kartëmonedhave shqiptare
Simbolika e kartëmonedhave shqiptare
Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij. Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave. Kjo broshurë do t’ju njohë me personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, si dhe me simbolikën që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.

7 mësime të shkurtra për paranë
7 mësime të shkurtra për paranë
Në ditët e sotme, marrëdhënia me paranë fillon që në moshë të vogël e, për pasojë, që në këtë moment lind nevoja e hedhjes së themeleve për një edukatë financiare. Për të shoqëruar përvojat e para të lexuesit të vogël me dije, Banka e Shqipërisë ka përgatitur enkas për të një përmbledhje të shkurtër e të thjeshtë që siguron njohuritë kryesore mbi historinë dhe funksionet e parasë. Nga ana tjetër, mësimet për paranë prezantojnë edhe karakteristikat e kartëmonedhave dhe monedhave me kurs ligjor në vendin tonë, elementet e sigurisë të prerjeve të ndryshme dhe disa këshilla për mirëmbajtjen e tyre.

Banka e Shqipërisë - Banka jonë qendrore
Banka e Shqipërisë - Banka jonë qendrore
Nëpërmjet një panorame të përgjithshme të historisë, strukturës dhe funksioneve të bankës qendrore, kjo broshurë i prezanton publikut Bankën e Shqipërisë. Si e realizon Banka e Shqipërisë objektivin e stabilitetit të çmimeve, si kontribuon ajo, me politikat e saj, në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e vendit dhe të tjera si këto pyetje, do t’u jepet përgjigje duke shfletuar këtë botim. Kjo broshurë është ribotuar në vitin 2010.

Të njohim Bonot e Thesarit
Të njohim Bonot e Thesarit
Bonot e thesarit janë një instrument borxhi me maturim deri në një vit, që emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Për të njohur më mirë këtë instrument, procedurat e pjesëmarrjes në ankandet ku tregtohen bonot e thesarit dhe përparësitë që kjo formë investimi ofron, ju ftojmë të lexoni broshurën.

Edukimi - sfida e re e Bankës së Shqipërisë
Edukimi - sfida e re e Bankës së Shqipërisë
Kjo broshurë përmbledh me pak fjalë të gjitha aktivitetet edukuese që Banka e Shqipërisë ka kryer për periudhën 2007-2008. E ilustruar me mjaft foto, ajo synon të krijojë një memorie edhe vizuale tek publiku i gjerë, rreth punës që Banka ka bërë në këtë fushë të rëndësishme. Meqenëse i dedikohet publikut të përgjithshëm ajo është shkruar në gjuhë të thjeshtë.

Sistemi i Pagesave
Sistemi i Pagesave
Për të përfituar produktet apo shërbimet për të cilat kemi nevojë, të gjithë e dimë që duhet të bëjmë një transferim vlerash monetare në favor të shitësit ose e thënë ndryshe, të kryejmë një pagesë. Kjo broshurë na ndihmon të njohim llojet e ndryshme të instrumenteve të pagesave dhe sistemin shqiptar të pagesave, i cili funksionon si “lubrifikant” për lëvizjen e tyre, duke siguruar arteriet për zhvillimin e tregjeve dhe të aktiviteteve të tjera ekonomike në vend.

Instrumentet e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë dhe procedurat për realizimin e tyre
Instrumentet e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë dhe procedurat për realizimin e tyre
Një broshurë që shpjegon kuadrin operacional të Bankës së Shqipërisë dhe mënyrën e funksionimit të tij. Duke qenë vijim edhe i një tjetër botimi për këtë qëllim, ajo është përpjekur të shpjegojë më gjerësisht dhe me një gjuhë sa më të kuptuar nga publiku se si funksionon dhe si është i rregulluar ky kuadër.

Historia e Akullores
Historia e Akullores
Publikim promocional për shpjegimin e kuptimit të inflacionit..

Të flasim thjesht për inflacionin
Të flasim thjesht për inflacionin
Inflacioni është i vështirë për t’u përballuar nga njerëz me të ardhura fikse. Nëse çmimet rriten dhe të ardhurat mbeten të pandryshuara, me kalimin e kohës njerëzit mund të blejnë gjithnjë e më pak. Fuqia blerëse e parave të tyre gërryhet. Ky problem mund të zgjidhet duke indeksuar apo duke rritur të ardhurat në përputhje me inflacionin apo në përputhje me rritjen e çmimeve

Cfarë është raporti për kredimarrësin?
Raporti për kredimarrësin është produkti i gjeneruar nga Regjistri i Kredive, në momentin e realizimit të një kërkese për informacion mbi një individ apo person juridik, i cili ka aplikuar për kredi në sektorin bankar.

Regjistri i Kredive
Regjistri i Kredive është një bazë me të dhëna dhe informacione demografike dhe mbi angazhimet financiare, reale të personave që aplikojnë për kredi pranë një banke, dege të një banke të huaj të licencuar nga Banka e Shqipërisë apo pranë institucioneve të tjera kredidhënëse.

Godina e Bankës së Shqipërisë
Godina e Bankës së Shqipërisë
Kjo broshurë bën një përshkrim të godinës 70-vjeçare të Bankës së Shqipërisë, historisë së ndërtimit të saj, jetës dhe punës së arkitektit që e ka projektuar. E vendosur në qendër të Tiranës, ajo është një ndër ndërtesat simbol të kryeqytetit. Së shpejti, ajo do të jetë objekt i një rregullimi e rinovimi të përgjithshëm, që do të synojë ta shndërrojë atë në një ambient pune të përshtatshëm e komod për personelin e Bankës, pa cënuar identitetin dhe vlerat e saj arkitekturore.

ABC-ja e normave të interesit
ABC-ja e normave të interesit
Çfarë janë normat e interesit dhe pse luhaten ato? Kur është momenti i duhur për të investuar, kur duhet kursyer, dhe në ç’moment është më e këshillueshme të marrim një kredi? Të gjitha këtyre pyetjeve, i jep përgjigje kjo broshurë, e cila tregon se si normat e interesit kanë fuqinë të ndikojnë jetët e njerëzve. Për të shkuar akoma dhe më larg, duke ndikuar vendimet ekonomike që individët e ndryshëm ndërmarrin, normat e interesit shërbejnë edhe si faktor përcaktues për investimet në nivelin e përgjithshëm të ekonomisë.

Në pritje të regjistrit të kredive
Në pritje të regjistrit të kredive
Duke pritur që edhe Shqipëria të ketë Regjistrin e saj të parë të Kredive, Banka e Shqipërisë publikon këtë broshurë, e cila synon t'i shpjegojë publikut se çfarë është një regjistër kredie, si funksionon ai, ç'lloj informacioni përmban dhe mbi të gjitha përse krijimi i tij është një domosdoshmëri për situatën aktuale shqiptare.

Ç'është për ju stabiliteti i çmimeve?
Ç'është për ju stabiliteti i çmimeve?
Kjo broshurë përshkruan në mënyrë të thjeshtë dhe të detajuar qëndrueshmërinë e çmimeve dhe rëndësinë e saj për ekonominë e një vendi. Në tekst, do të gjeni shembuj të cilët janë marrë nga jeta e përditshme. Kjo broshurë shpjegon edhe konceptet e inflacionit e të deflacionit dhe ndërlikimet që ato sjellin në jetën e secilit.

Sistemi i Pagesave
Banka e Shqipërisë ka si detyrë të përcaktuar nga ligji ‘Për Bankën e Shqipërisë’, nxitjen dhe mbështetjen e sistemit të pagesave. Prej kësaj, buron jo vetëm roli operacional e mbikëqyrës që Banka e Shqipërisë ka mbi sistemin shqiptar të pagesave, por edhe ai reformator e zhvillues i këtij sistemi.

Sistemi i Pagesave
Sistemi i Pagesave

Për herë të parë synon të prezantojë thjesht para publikut shqiptar cilat janë mjetet e pagesave, ç'është një sistem pagesash, cilët janë përbërësit e tij. Gjithashtu, kjo broshurë jep edhe një pamje të sistemit tonë të pagesave dhe të rolit të Bankës së Shqipërisë në këtë sistem. Botimi është përgatitur vetëm në gjuhën shqipe.

Një fletëpalosje, në shqip dhe anglisht, është veçuar nga broshura me të njëjtin titull, duke synuar të nënvizojë në publik se çfarë përfaqëson sistemi i pagesave në vendin tonë, shkallën e zhvillimit të tij dhe cili është roli i Bankës sonë Qendrore në këtë sistem.


Inflacioni: Çfarë duhet të dimë për të?
Inflacioni: Çfarë duhet të dimë për të?
Nuk është nevoja të jesh një studiues i teorisë ekonomike për të kuptuar se çfarë është inflacioni dhe për më tepër se çfarë është i aftë të shkaktojë ai. Ajo çka kuptohet rëndom ka të bëjë me faktin se atje ku ka shumë para ka rritje çmimesh

Pak fjalë për bankën qendrore
Pak fjalë për bankën qendrore
Broshurë e ilustruar me informacion të përgjithshëm për Bankën Qendrore dhe aktivitetin e saj. Publikuar vetëm në shqip.