Sistemi i Pagesave

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 26.03.2009
Data e shtypjes: 26.03.2009
Kategoria e materialit: Botime edukative / Broshura
Për të përfituar produktet apo shërbimet për të cilat kemi nevojë, të gjithë e dimë që duhet të bëjmë një transferim vlerash monetare në favor të shitësit ose e thënë ndryshe, të kryejmë një pagesë. Kjo broshurë na ndihmon të njohim llojet e ndryshme të instrumenteve të pagesave dhe sistemin shqiptar të pagesave, i cili funksionon si “lubrifikant” për lëvizjen e tyre, duke siguruar arteriet për zhvillimin e tregjeve dhe të aktiviteteve të tjera ekonomike në vend.