Kategoria e materialit: Botime edukative / Broshura
Nëpërmjet një panorame të përgjithshme të historisë, strukturës dhe funksioneve të bankës qendrore, kjo broshurë i prezanton publikut Bankën e Shqipërisë. Si e realizon Banka e Shqipërisë objektivin e stabilitetit të çmimeve, si kontribuon ajo, me politikat e saj, në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e vendit dhe të tjera si këto pyetje, do t’u jepet përgjigje duke shfletuar këtë botim. Kjo broshurë është ribotuar në vitin 2010.