Zhvillimi financiar dhe rritja ekonomike: Rasti i Shqipërisë
Authori: Elona Dushku
Data e prodhimit: 15.07.2010
Data e shtypjes: 15.07.2010
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material investigon lidhjen shkak-pasojë midis zhvillimit financiar
dhe rritjes ekonomike për rastin e Shqipërisë, duke përdorur testin e
Granger-causality për pesë tregues të ndryshëm të zhvillimit financiar.
Kështu, për seritë që nuk janë as stacionare, as të kointegruara është
ndërtuar modeli VAR dhe më pas është aplikuar testi i mësipërm.
Ndërsa, për seritë jo stacionare, por që midis tyre gjendet një lidhje
kointegruese, testi i Granger-causality është aplikuar pas ndërtimit
të vector error correction model (VECM). Gjetjet empirike të këtij
materiali tregojnë, që në afatin e gjatë vërtetohet lidhja pozitive midis
të gjithë treguesve që matin zhvillimin financiar dhe rritjes ekonomike.
Ndërsa, në afatin e shkurtër kjo lidhje nuk është mjaft e qartë, pasi
tregues të ndryshëm japin rezultate të ndryshme. Të dhënat që
analizuam i përkasin periudhës 1996-2007.