Përcaktuesit e marzhit neto të interesave në sistemin bankar shqiptar
Authori: Irini Kalluci
Data e prodhimit: 16.07.2010
Data e shtypjes: 14.12.2010
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Studimi i eficiencës së sistemit bankar ka qenë përherë një çështje e
diskutuar dhe me interes. K y material trajton marzhin neto të interesave
si një matës i eficiencës së bankave që operojnë në sistemin bankar
shqiptar dhe fokusi kryesor është në identifikimin e faktorëve që
ndikojnë në masën e këtij treguesi. Sipas vlerësimeve të bëra për
sistemin bankar shqiptar, rezulton se marzhi neto i interesave ndikohet
nga luhatshmëria e normave të interesit (kryesisht për monedhën
euro, atë vendase dhe lehtësisht dollarin), nga niveli i shpenzimeve
të veprimtarisë që përgjithësisht ka qenë në rritje si dhe nga masa e
rezervave të detyruara që bankat mbajnë pranë bankës qendrore.
Të tjerë faktorë që ndikojnë marzhin neto janë niveli i kapitalizimit
të bankave, që sidoqoftë duhet interpretuar me kujdes; të ardhurat
neto nga komisionet të cilat janë të lidhura negativisht me variablin
e varur çka nënkupton se këta dy tregues janë zëvendësues të njëritjetrit;
efektiviteti i punës së administrimit; rreziku i kredisë dhe niveli
i përqendrimit në terma të kredive.