Niveli optimal i rezervave valutore - Një vlerësim empirik në rastin e Shqipërisë
Authori: Gerti Shijaku
Data e prodhimit: 08.08.2012
Data e shtypjes: 08.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material diskutimi analizon ndryshueshmërinë e rezervës valutore
dhe elementët përcaktues të saj, si dhe vlerëson nivelin optimal të
saj, nga pikëpamja e kostos oportune. Materiali mbështetet mbi
modelin Buffer-Stock, i cili supozon se rezerva optimale ndikohet
nga luhatshmëritë në shpenzimet dhe të ardhurat në bilancin e
pagesave dhe se rezerva shërben si amortizues për të zbuluar
luhatjet në transaksionet e jashtme.