Ndikimi i qëndrueshmërisë së situatës makroekonomike në nivelin e kredive me probleme
Authori: Evelina Çeliku, Erjon Luçi
Data e prodhimit: 15.03.2004
Data e shtypjes: 15.03.2004
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky punim synon të analizojë lidhjen që ekziston midis
situatës makroekonomike dhe disa faktorëve të tjerë dhe kredive me
probleme në vendet e tranzicionit dhe në rastin e Shqipërisë. Nga kjo
analizë del se efekti i situatës makroekonomike luan një rol të rëndësishëm
në Shqipëri për nivelin e kredive me probleme. Ndërkohë që eksperienca e
vendeve në tranzicion sugjeron se përmirësimi i ligjit është një faktor tjetër
i rëndësishëm në reduktimin e kredive me probleme.