Modelimi i PBB-së tremujore - Roli i treguesve ekonomikë dhe atyre të vrojtimeve
Authori: Evelina Çeliku, Ermelinda Kristo, Merita Boka
Data e prodhimit: 15.07.2010
Data e shtypjes: 15.07.2010
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Modelet e parashikimit të PBB-së tremujore, të trajtuara në këtë
material, kanë për qëllim të vlerësojnë prirjen e saj për Shqipërinë
në terma afatshkurtër. Kohëvonesat deri në publikimin e PBB-së
tremujore, bëjnë të domosdoshëm procesin e vlerësimit paraprak të
këtij treguesi. Strategjia e ndjekur në modelimin e PBB-së tremujore,
në këtë material është ajo e ndërtimit të disa modeleve për vlerësimin
e saj. Ata konsistojnë në ARIMA me përbërës sezonalë dhe modele
indikatorë, të ngjashëm me modelet urëlidhëse. Është bërë një
përpjekje për modelimin e PBB-së me anë të një sistemi ekuacionesh
që merr në konsideratë lidhjet ndërsektoriale, por që për shkak të
kufizimeve të gjeneruara nga seritë e shkurtra kohore, nuk mund
të aplikohet ende për qëllime parashikuese. Vlerësimet janë bërë
për PBB-në totale dhe për atë të disagreguar sipas pesë sektorëve
të ekonomisë, për periudhën T1:2003 – T1:2009. Gjatë vlerësimit
janë përdorur variabla ekonomikë, financiarë si edhe tregues nga
vrojtimet e besimit, të organizuar nga Banka e Shqipërisë. Rezultatet
e vlerësimit të modeleve urëlidhëse tregojnë që variablat ekonomikë
dhe financiarë veprojnë me vonesa të caktuara kohore, ndërsa ata
të vrojtimeve kryesisht u paraprijnë zhvillimeve të PBB-së. Sjelljet e
mësipërme të variablave mbështesin procesin e parashikimit të PBBsë
tremujore, në terma kohorë dhe ekonomikë. Në këtë mënyrë,
vendimmarrësit në Bankën e Shqipërisë, marrin një vlerësim paraprak
(nowcast) mbi prirjen e aktivitetit ekonomik për tremujorin referues dhe
deri në dy tremujorët në vijim. Në përgjithësi, rezultatet e vlerësimeve
janë premtuese për modelet e trajtuara. Sugjerohet që parashikimi
“më i mirë”, të konsiderohet mesatarja e parashikimeve nga të gjitha
modelet e propozuara. Rezultatet e performancës së parashikimit
jashtë periudhës, “do të vendosin” mbi modelet me cilësi më të mira
në parashikimin e PBB-së tremujore.