Modeli makroekonometrik i Shqipërisë: Studim vijues
Authori: Vasilika Kota, Elona Dushku
Data e prodhimit: 15.07.2010
Data e shtypjes: 15.07.2010
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky punim është vazhdimi i një materiali paraardhës të titulluar
“Modeli makroekonometrik për Shqipërinë”. Qëllimi i tij është
prezantimi i ecurisë së makromodelit gjatë vitit 2007. Aktualisht,
modeli është i pasuruar me anën e ofertës së ekonomisë dhe
sektorin fiskal, si dhe përfshin kanalet kryesore të mekanizmit të
transmetimit të politikës monetare. Kemi aplikuar një metodë të re
të disagregimit të vlerave, nga vjetore në tremujore dhe gjithashtu,
kemi përfshirë përkufizime të reja për disa variabla kryesorë, si
për shembull të ardhurat e disponueshme. Rezultatet tregojnë që
modeli është i qëndrueshëm, gjatë afatit të gjatë konvergon drejt
ecurisë së dëshiruar, si edhe mund të jetë i përshtatshëm për
simulime të ndryshme që i shërbejnë politikës monetare. Nga
ana tjetër, deri tani aftësia parashikuese e modelit nuk është
analizuar.