Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky studim ritrajton mekanizmin e transmetimit monetar në Shqipëri,
duke bërë një përmbledhje të gjetjeve të studimeve të mëparshme
dhe duke dhënë dëshmi të reja bazuar në një vlerësim SVAR.
Ne kemi shqyrtuar efektin e kanaleve të transmetimit monetar
mbi prodhimin agregat dhe mbi inflacionin total dhe atë bazë.
Përfundimi në të cilin arritëm është se kanali i kursit të këmbimit
nuk është aq i fortë sa është paraqitur në punimet e mëparshme
dhe se kanali monetar dhe i pritshmërive luan rolin kryesor në
mekanizmin e transmetimit. Gjetjet tona sugjerojnë gjithashtu, se
Banka e Shqipërisë duhet të tregojë kujdes ndaj luhatjeve të kursit
të këmbimit, pasi ato duket të kenë një efekt jo të favorshëm mbi
luhatjet e prodhimit real.