Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Në këtë material autorë janë përpjekur që të zbatojnë disa teknika të
kuantifikimit të përgjigjeve të mbledhura nëpërmjet vrojtimit të
besimit të konsumatorit, që kryhet nga Banka e Shqipërisë. Në të
njëjtën kohë bëhen disa përpjekje për të kuptuar më mirë natyrën e
pritjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilat rezultojnë të jenë të një
natyre adoptive. Kështu, nëse norma e inflacionit rritet, konsumatorët
presin një rritje edhe më të madhe të inflacionit për periudhën në
vazhdim.