Kuadri institucional dhe operacional në regjimi të orientuar drejt së ardhmes
Authori: Gramoz Kolasi, Bledar Hoda, Sofika Note
Data e prodhimit: 15.07.2010
Data e shtypjes: 15.07.2010
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Politika monetare në Bankën e Shqipërisë ka evoluar drejt një
përqasjeje në linjë me strukturat bashkëkohore, që plotësojnë
pjesën më të madhe të elementeve që promovojnë eficiencën
dhe efikasitetin. Në këtë material, ne bëjmë një përpjekje për
të paraqitur në vija të përgjithshme hyrjen e aspekteve të reja
dhe përmirësimet e atyre aktualisht në funksionim. Gjatë dy
viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka organizuar dy forume, në
dhjetor 2 005 dhe 2 006, për të vlerësuar kushtet për një rishikim
formal të procedurave të saj institucionale dhe operacionale të
politikës monetare. Veç kësaj, këto forume kanë kontribuar në
përshkallëzimin dhe institucionalizimin e përpjekjeve të Bankës
së Shqipërisë për të promovuar zhvillimin dhe infrastrukturën
financiare, si edhe për të përmirësuar kuadrin e saj operacional
dhe institucional, për një politikë monetare më efektive.
Në takimin e këtij viti, ne prezantohemi me një pasqyrim të plotë
të detyrave të realizuara, të propozuara dhe të diskutuara kryesisht
gjatë dy forumeve të mëparshme, dhe një vlerësim të përgjithshëm
të kushteve më të domosdoshme për adoptimin e plotë të regjimit
të inflacionit të shënjestruar në Shqipëri.