Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Duke konsideruar që aktiviteti i tregtisë së jashtme zë një vend të
rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit, dinamikat dhe zhvillimet e tij mund
të jenë domethënëse nga pikëpamja e luhatjeve të ciklit të biznesit. Në këtë
kuptim, tregtia e jashtme mund të përdoret si një instrument në
kundërbalancimin e luhatjeve ciklike në të cilat kalon ekonomia.