Materiale studimore
Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.
Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.
Materialet studimore
Mediana e peshuar: Një matje e inflacionit bazë në Shqipëri
Autor: Lorena Skufi
Matja tradicionale e inflacionit bazë është norma e inflacionit që përjashton ushqimet dhe energjinë. Ky punim ndërton një matje alternative të inflacionit bazë për ekonominë shqiptare, të quajtur norma e inflacionit të medianës së peshuar.
Ushtrimi i provës së rezistencës së sektorit bankar në Shqipëri
Autor: Juna Bozdo, Arisa Goxhaj (Saqe), Adam Gersl
Ky material diskutimi përshkruan evoluimin e ushtrimit të provës së rezistencës së sektorit bankar të zbatuar në Bankën e Shqipërisë gjatë 15 viteve të fundit. Punimi jep detaje rreth metodologjive të këtij ushtrimi të përdorura përgjatë kësaj periudhe kohore, me fokus kryesor në dy qasjet e fundit: atë të përdorur gjatë periudhës 2013-2021 dhe veçanërisht, atë aktuale, pra qasjen e re që prej vitit 2022.
Përdorimi i një përqasjeje alternative për ndërtimin e një modeli empirik për parashikimin e nevojave për likuiditet të sistemit bankar shqiptar
Autor: Gerti Shijaku
Ky punim paraqet një përqasje të thjeshtë empirike alternative të bazuar në të dhënat ditore dhe tregues të ndryshëm binarë për periudhën 2008 – 2020.
Vlerësimi i performancës parashikuese të modeleve afatshkurtra të PBB-së
Autor: Evelina Çeliku, Ermelinda Kristo
Ky studim përpiqet të vlerësojë performancën parashikuese të setit të modeleve afatshkurtra në përdorim për parashikimin e PBB-së në Bankën e Shqipërisë (BSH), për periudhën 2015-2018. Parashikimet afatshkurtra (PASH) janë bërë pjesë integrale e projeksioneve makroekonomike afatmesme në Bankën e Shqipërisë, duke mbështetur vendimmarrjen e politikës monetare.
Ndikimi i kriptomonedhave në stabilitetin financiar dhe ciklin financiar
Autor: Natasha Ahmetaj, Bledar Hoda, Livia Nikolla, Arisa Goxhaj (Saqe)
Për arsye të terminologjisë së përdorur, studimi i plotë është në gjuhën angleze. Në këtë material do gjeni një përmbledhje ekzekutive të tij.
Rishikimet e PBB-së tremujore në Shqipëri: Vlerësime nga një përqasje vintage
Autor: Iris Metani, Evelina Celiku
Qëllimi i këtij studimi është të investigojë rishikimin e PBB-së tremujore, si një tregues që në publikimin e parë jep informacionin më të shpejtë, por jo më perfektin. Databaza është ndërtuar sipas përqasjes “vintage” për rastin e Shqipërisë, për periudhën 2015–2020.
Një përqasje alternative për dekompozimin e inflacionit në Shqipëri, në kontribute të brendshme dhe të jashtme nga matrica input-output
Autor: Enian Cela
Normat e inflacionit në Shqipëri gjatë dekadës së fundit kanë rezultuar përgjithësisht më të ulëta krahasuar me vitet 2000. Vlerësohet se fenomeni lidhet si me dobësitë ciklike që karakterizojnë ekonominë, ashtu edhe me praninë e normave përgjithësisht negative të inflacionit të importuar.
Vrojtimi i pasurisë të familjeve shqiptare (Albanian Household Wealth Survey-AHWS): Rezultatet e raundit të parë
Autor: Elona Dushku, Ola Cami
Ky raport përmbledh rezultatet kryesore nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve Shqiptare, realizuar nga Banka e Shqipërisë, në fillim të vitit 2019. Qëllimi i këtij vrojtimi ishte mbledhja e të dhënave individuale mbi familjet shqiptare, fokusuar në pasurinë dhe përbërësit kryesorë të saj. Raporti paraqet rezultatet mbi aktivet (reale dhe financiare) dhe detyrimet e familjeve, treguesit e të ardhurave dhe konsumit për grupe të ndryshme të familjeve. Rezultatet e raundit të parë tregojnë se pasuria e familjeve shqiptare përbëhet kryesisht nga aktivet reale, ku banesa kryesore e familjeve është komponenti më i rëndësishëm i saj. Ndërsa aktivet financiare përbëjnë një pjesë të vogël të totalit të aktiveve të individëve. Për më tepër, të dhënat sugjerojnë një sjellje heterogjene të familjeve shqiptare bazuar në tregues të ndryshëm të bilancit të familjeve.
Dallimi midis goditjeve të kërkesës dhe ofertës në tregun shqiptar të kredisë duke përdorur një metodë vrojtimi: Cila prej tyre ndikon më shumë kredinë bankare për bisneset (dhe individët)?
Autor: Gerti Shijaku
Për arsye të terminologjisë së përdorur, studimi i plotë është në gjuhën angleze. Në këtë material do gjeni një përmbledhje ekzekutive të tij.
Forecasting Albanian Time Series with Linear and Nonlinear Univariate Models (English Only)
Autor: Blerina Vika, Ilir Vika
The main economic indicators in Albania exhibit irregular patterns since the 1990s that may affect economic analyses with linear methods. The purpose of this study is to assess the ability of nonlinear methods in producing forecasts that could improve upon univariate linear models. The latter are represented in our analysis by the classic autoregressive
1 - 10 nga 127
Faqe 1 nga 13