BANKA E SHQIPËRISË

Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 3 korrik 2024

Data e publikimit: 03.07.2024

 

Në mbledhjen e datës 3 korrik 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 3.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 2.0% dhe 4.0%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për politikën dhe mënyrën e administrimit të arit”.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është krijimi i hapësirave më të mëdha për investimin e arit si në drejtim të kundërpartive të reja ashtu dhe në drejtim të afatit më të gjatë.

DSC 5873 498x332

  • Një ndryshim në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”

Ky ndryshim ka për qëllim ndryshimin e frekuencës së mbledhjes së komisioneve të vendosura për transaksionet në tregun e titujve, të cilat shlyhen nëpërmjet sistemit AFISaR. Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet që frekuenca e mbledhjes së komisioneve të kalojë nga ditore në mujore.

DSC 5939 498x332

 

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.