BANKA E SHQIPËRISË

Tarifat përkatëse

Data e publikimit: 23.06.2021

 

Shërbimet që ofrohen nga Banka e Shqipërisë:

  • Procesi i licencimit
  • Ofrimi i shërbimit të subjekteve të licencuara ose subjekteve të tjera 

Të gjitha këto të ardhura janë pjesë e të ardhurave të reflektuara në pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, nën zërin e grupuar “Të ardhura nga tarifa dhe komisione”. Këto të dhëna pasqyrohen në Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë dhe mund të lexohen në linqet:

 

Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës licencon kategoritë e mëposhtme të sistemeve:

  1. Skemat  kombëtare të pagesave me kartë

Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 42/2013 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë'', e ndryshuar.

 

  1. Sistemet të pagesave dhe shtëpitë e klerimit të pagesave

Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 82/2015 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve të pagesave dhe shtëpive të klerimit të pagesave''

 

  1. Sistemet për shlyerjen e titujve

Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 26/2019 “Për Licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve për shlyerjen e titujve”.

 

Departamenti i Mbikëqyrjes licencon kategoritë e mëposhtme të subjekteve financiare:

  1. Bankat

Llojet e tarifave të licencimit janë bërë publike në Ligjin 9662/2006 ''Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. ( Neni 27 Komisionet për licencë) 

Si dhe në rregulloren 14/2011 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”, e ndryshuar. ( Neni 12 Komisionet )

 

  1. Subjektet financiare jobanka

Tarifat e licencimit janë bërë publike në rregulloren 01/2013 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, e ndryshuar. ( Neni 13 Komisionet)

 

  1. Shoqëri të kursim kreditit dhe Unionet e tyre

Llojet e tarifave të licencimit janë bërë publike në Ligjin 52/2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”. ( Neni 73 Komisionet për licencë) 

si dhe në rregulloren 104/2016 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”, e ndryshuar. ( Neni 11 Komisionet); ( Neni 21 Komisionet)

 

  1. Zyra e këmbimit valutor 

Tarifat e licencimit janë bërë publike në rregulloren 31/2007 “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, e ndryshuar. ( Neni 12 Komisionet)

 

Tarifat për përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Kredive

Tarifat parashikohen në rregulloren 72/2020 “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, si dhe kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në të” aneksi 8, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës 72/2020.

 

8. Raporti i Kredimarrësit 

Raporti i Kredimarrësit