Ligj 52/2016 ''Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre''
Tipi: Ligj
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 52
Data: 19.05.2016
Hyn në fuqi: 30.06.2016
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 01.07.2016
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar
Ky ligj përcakton kushtet dhe rregullat për krijimin, licencimin, organizimin, drejtimin, kujdestarinë dhe likuidimin e shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) dhe unioneve të tyre, si dhe mbikëqyrjen e tyre në Republikën e Shqipërisë. Shoqëritë e kursim-kreditit konsiderohen si ofruese të shërbimeve financiare kryesisht në zona rurale, për mbledhjen e depozitave dhe ofrimin e kredive. Ato janë persona juridikë që përbëhen nga bashkime vullnetare të individëve, të personave fizikë ose juridikë, të cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri, fonde të cilat përdoren nga shoqëria për dhënien e kredive anëtarëve të saj. Është e rëndësishme të theksohet se SHKK-të janë persona juridikë, por nuk janë shoqëri tregtare sipas parashikimeve të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtarë” dhe nuk bëjnë pjesë në asnjë nga shoqëritë tregtare që parashikon ky ligj. Për vetë karakteristikat e tyre, SHKK-të rregullohen me ligj të veçantë, i cili synon konsolidimin e tregut të SHKK-ve.