BANKA E SHQIPËRISË
Afati kohor
Data e publikimit: 23.06.2021
Afati kohor në lidhje me kthimin e përgjigjeve ndryshon në varësi të çështjes që është subjekt i trajtimit nga departamenti përkatës në Bankë dhe këto afate gjenden të specifikuara, në rregulloret përkatëse:
Ka dy lloje të ardhurash për Bankën e Shqipërisë:
- Të ardhura nga procesi i licencimit
- Të ardhura nga ofrimi i shërbimit të subjekteve të licencuara ose subjekteve të tjera
Të gjitha këto të ardhura janë pjesë e të ardhurave të reflektuara në pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, nën zërin e grupuar “Të ardhura nga tarifa dhe komisione”. Këto të dhëna pasqyrohen në Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë dhe mund të lexohen në linqet:
Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës licencon kategoritë e mëposhtme të sistemeve:
- Skemat kombëtare të pagesave me kartë
Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 42/2013 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë'', e ndryshuar.
- Sistemet të pagesave dhe shtëpitë e klerimit të pagesave
Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 82/2015 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve të pagesave dhe shtëpive të klerimit të pagesave''
- Sistemet për shlyerjen e titujve
Tarifat e licencimit janë publike në Rregulloren 26/2019 “Për Licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve për shlyerjen e titujve”.
Departamenti i Mbikëqyrjes licencon kategoritë e mëposhtme të subjekteve financiare:
- Bankat
Llojet e tarifave të licencimit janë bërë publike në Ligjin 9662/2006 ''Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. ( Neni 27 Komisionet për licencë)
Si dhe në rregulloren 14/2011 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”, e ndryshuar. ( Neni 12 Komisionet )
- Subjektet financiare jobanka
Tarifat e licencimit janë bërë publike në rregulloren 01/2013 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, e ndryshuar. ( Neni 13 Komisionet)
- Shoqëri të kursim kreditit dhe Unionet e tyre
Llojet e tarifave të licencimit janë bërë publike në Ligjin 52/2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”. ( Neni 73 Komisionet për licencë)
si dhe në rregulloren 104/2016 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”, e ndryshuar. ( Neni 11 Komisionet); ( Neni 21 Komisionet)
- Zyra e këmbimit valutor
Tarifat e licencimit janë bërë publike në rregulloren 31/2007 “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, e ndryshuar. ( Neni 12 Komisionet)
Tarifat për përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Kredive
Tarifat parashikohen në rregulloren 72/2020 “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, si dhe kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në të” aneksi 8, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës 72/2020.
8. Raporti i Kredimarrësit
Departamenti i Operacioneve Monetare ofron shërbimet e mëposhtme:
9. Pajisja me vërtetim për kursin zyrtar të këmbimit
Kursi zyrtar i këmbimit mund të lexohet në link-un:
Kursi zyrtar i këmbimit (bankofalbania.org);
10. Ndërmjetësimi i kërkesave të individëve në ankandet e bonove të thesarit
Dokumentet që rregullojnë procesin janë publike si më poshtë:
- Marrëveshja BSH-MF për organizimin e ankandeve të titujve të shtetit shqiptar, shlyerjen e veprimeve, dhe mbajtjen e regjistrit të këtyre titujve .