Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi vlerën 106.7 në muajin shkurt 2023, duke ruajtur nivelin e një muaji më parë (Grafik 1). Vlera e TNE-së mbeti mbi mesataren historike dhe u përcaktua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit konsumator.