Besimi konsumator dhe ekonomia shqiptare - një urë e re informacioni
Authori: Doriana Lama, Klodiana Istrefi
Data e prodhimit: 03.10.2007
Data e shtypjes: 03.10.2007
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material synon të prezantojë lexuesin me vrojtimin tremujor
të Besimit të Konsumatorit në Shqipëri dhe rezultatet që ka treguar
ai, që nga fillimi i kryerjes së vrojtimit në vitin 2003. Në material
diskutohet metodologjia për ndërtimin e Treguesit të Besimit të
Konsumatorit, produkti kryesor i vrojtimit, i cili përdoret për të
identifikuar ndryshime në ndjesinë e konsumatorit ndaj zhvillimit
ekonomik të vendit.