Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rënie me 2.0 pikë (në nivelin 103.0) në muajin mars të vitit 2022. Kjo rënie e TNE-së ka vijuar për të tretin muaj radhazi (Grafik 1). Në muajin mars, rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në sektorin e tregtisë.