Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rënie të lehtë për të dytin muaj radhazi në shkurt. Niveli aktual i tij, 105.2, vijon të qëndrojë mbi mesataren afatgjatë (Grafik 1). Pakësimi me 1.9 pikë në shkurt u shkaktua nga rënia e besimit në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Besimi në sektorin e industrisë mbeti në nivele të ngjashme me atë të një muaji më parë (Grafik 2).