Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një kthesë në rritje në muajin maj, për herë të parë për vitin 2022 (Grafik 1). Rritja e tij me 4.6 pikë përqindje u përcaktua nga përmirësimi i besimit në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë, me kontribute më të theksuara nga sektori i shërbimeve dhe i tregtisë (Grafik 2).