Analiza VBBK janar - 2022

Analiza VBBK janar - 2022
Data e prodhimit: 07.02.2022
Data e shtypjes: 07.02.2022
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) rezultoi 107.2, duke shënuar rënie të lehtë, prej 1.7 pikësh në muajin janar. Megjithatë, ai mbetet rreth 7 pikë mbi mesataren afatgjatë (Grafik 1). Rënia e TNE-së u përcaktua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe, në një shkallë më të vogël, nga rënia e besimit konsumator. Besimi në sektorët e ndërtimit dhe në atë të tregtisë u përmirësuan në muajin janar (Grafik 2).