Inflacioni bazë
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), i llogaritur dhe i publikuar nga INSTAT-i, shërben për të matur inflacionin total. Por, vlerat e inflacionit total mund të reflektojnë edhe veprimin e faktorëve me natyrë të përkohshme, apo të goditjeve që ndodhin vetëm një herë dhe që shuhen me kalimin e kohës. Inflacioni i vlerësuar duke përjashtuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra, goditjet njëherëshe dhe ato të ofertës quhet inflacion bazë. Ai përfaqëson pjesën më të qëndrueshme të inflacionit që ndikohet nga faktorë të kërkesës dhe për rrjedhim dhe të politikës monetare.
Për qëllime të analizave dhe të vendimmarrjes, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar matje të ndryshme të inflacionit bazë. Llogaritjet e inflacionit bazë sipas alternativave të ndryshme bëhen mbi seritë e disagreguara të IÇK, sipas publikimit të INSTAT për çdo muaj. Përditësim i rezultateve të matjeve dhe të vlerësimeve bëhet si rregull, rreth datës 18 të çdo muaji, ose në ditën pasuese, nëse kjo përkon me ditë pushimi.
Seritë kohore