Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Dokumenti i Politikës Monetare
Në këtë dokument, Banka e Shqipërisë detajon të gjitha elementet konkrete
të politikës monetare për vitin 2006, veçanërisht në fushën e objektivave të
politikës monetare dhe të kuadrit operacional të saj. Ky dokument shërben
si bazë për orientimin e koordinimit të politikës monetare me politikat e tjera
ekonomike të qeverisë. Publikimi i këtij dokumenti, zbërthen në terma konkretë
angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të qenë një institucion transparent.