Dokumenti i Politikës Monetare për periudhën 2009 - 2011
Publikuar nga: Departamenti i Politikes Monetare
Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 30.06.2010
Data e shtypjes: 30.06.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Dokumenti i Politikës Monetare
Me anë të Dokumentit të Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë
shpjegon publikisht objektivin e saj, duke e përkufizuar atë në terma
sasiorë, duke përcaktuar kohëzgjatjen e tij, duke përshkruar kriteret
dhe treguesit të cilët do të udhëheqin vendimmarrjen e Bankës së
Shqipërisë në fushën e politikës monetare, si dhe duke paraqitur
kuadrin e instrumenteve që do të përdoren për përmbushjen e objektivit.
Dokumenti i Politikës Monetare për periudhën 2009-2011 është hartuar
në vazhdim të dokumenteve të politikës monetare për periudhën 2004-
2008. Ai bashkërendohet me programin e përgjithshëm afatmesëm
të zhvillimit të vendit si dhe Strategjinë e Bankës së Shqipërisë për
periudhën 2009-2011.
Dokumenti i Politikës Monetare për periudhën 2009-2011, u rishikua në muajin qershor 2010
me qëllim riformulimin e objektivit operacional të Bankës së Shqipërisë.