Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Dokumenti i Politikës Monetare
Dokumenti i Politikës Monetare për periudhën 2012-2014 është hartuar në vazhdim të Dokumenteve të Politikës Monetare gjatë periudhës 2004-2011. Ai bashkërendohet me programin e përgjithshëm afatmesëm të zhvillimit të vendit si dhe me Strategjinë
Afatmesme të Bankës së Shqipërisë.
Në linjat e saj kryesore, strategjia e politikës monetare për periudhën 2012-2014 do të jetë në vazhdimësi të parimeve e metodave të ndjekura prej saj gjatë viteve të fundit. Megjithatë, ajo do të pasurohet me elemente të reja në fushat e analizave, të parashikimeve dhe të vendimmarrjes, në përputhje me praktikat më të fundit në fushën e administrimit monetar dhe me zhvillimin
e ekonomisë dhe të tregut financiar.
Publikimi i këtij dokumenti, zbërthen në terma konkretë angazhimin
e Bankës së Shqipërisë për të qenë një institucion transparent. Ekspozimi i elementeve kryesore të politikës monetare
rrit transparencën dhe përgjegjshmërinë e Bankës së Shqipërisë. Publikimi i këtij dokumenti i shërben njëkohësisht ankorimit të pritjeve të agjentëve ekonomikë drejt objektivit të synuar të inflacionit, duke ndikuar direkt në rritjen e efektivitetit të politikës monetare.