Java e parasë

 
muzeu    Në javën e dytë të marsit, në mbarë globin zhvillohet Java e Parasë, e cila është një festë mbarë botërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Partnerë të shumtë në mbarë globin do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.


Gjatë kësaj jave, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucione partnere organizojnë aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese për fëmijë dhe të rinj si: seminare, leksione, konkurse shkollore dhe televizive, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, banka tregtare, si dhe orë të hapura mësimore.

Për më shumë informacion, klikoni